Telegrafi

BB: Rumania të përgatit planin e shpëtimit

Analistët dhe agjencitë ndërkombëtare për rejting vlerësojnë se Bullgaria, si vend i ri anëtar i Bashkimit Evropian, mund të goditet nga kriza ekonomike globale, pasi që qeveria e këtij vendi deri më tash nuk ka përgatitur pakon e masave kundër krizës ekonomike.

Megjithatë, qeveria bullgare ka pohuar se bankat e saja janë të sigurta dhe se pasojat e krizës ekonomike globale në këtë vend janë indirekte, por në rast shteti do të ndihmojë bankat përmes rezervave fiskale dhe rezervave të devizave nga banka qendrore.