Telegrafi

BB: Rritja ekonomike e Kinës më e vogël se sa parashikohej

Banka Botërore (BB) ka njoftuar sot se ekonomia e Kinës do të zgjerohet 7.1 për qind në vitin 2015, e jo në shkallën 7.2 për qind siç ishte projektuar në muajin tetor të vitit të kaluar.

Rrjedhimisht, rritja ketë vit, do të jetë më e ulët se ajo e vitit 2014, kur ishte 7.4 për qind, raporton AFP.

Azia Lindore në Zhvillim do të rritet 6.7 për qind, që është më pak se parashikimi 6.9 për qind i bërë në vitin 2014, thuhet në raportin e fundit të Bankës Botërore për Përditësimin Ekonomik të Azisë Lindore dhe Paqësorit.

Sipas definimit të Bankës Botërore, Azia Lindore në Zhvillim i përfshinë 14 vende. /Telegrafi/