Site icon Telegrafi

BB prezanton raportin ekonomik për Evropën Juglindore

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë do të organizojë sot një konferencë ku do të prezantojë numrin më të ri të Raportit të Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore.

Një prezantim i shkurtë i raportit do të bëhet nga Koordinatorja e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, dhe udhëheqësja e Programit për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal për Evropën Juglindore, Gallina Andronova Vincelette , nëpërmjet video-lidhjes nga Zyra e Bankës Botërore në Sarajevë.

Sipas një njoftimi të zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, prezantimi i raportit do të bëhet njëkohësisht në të gjitha zyret e Bankës Botërore në rajon.

Pas prezantimit rajonal, menaxheri i Bankës Botërore në Kosovë, Jan-Peter Olters, dhe ekonomisti i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Agim Demukaj, do të prezantojnë konstatimet e raportit për ekonominë e Kosovës.

Raporti i Rregullt Ekonomik për Evropën Juglindore prodhohet dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Praktikën Globale për Makroekonomi dhe Menaxhment Fiskal të rajonit Evropë dhe Azi Qend rore në Bankën Botërore. /Telegrafi/

Exit mobile version