Nëse kjo sëmundje arrin dimensione të etheve spanjolle të vitit 1918, ekonomia botërore do të humb 3,1 bilionë dollarë dhe do të dobësohet për 4,8 për qind në vitin e parë të zgjerimit të pandemisë.
Nëse gripi arrin nivelin e etheve aziatike të vitit 1957, bruto prodhimi vendas do të bie për dy për qind, vlerësojnë ekspertët e Bankës botërore.
Ata vlerësojnë se BPV botëror do të ulet për një për qind nëse pandemia i arrin dimensionet e epidemisë së gripit të Hong-Kong-ut, që u paraqit në vitin 1968.
Paraqitja e sindromit të rrezikshëm respirator akut (SARS), që në vitin 2003 shkaktoi humbje në turizëmt, tregti dhe në tregun e punës, ka shkaktuar vdekjen e 775 personave dhe i ka kushtuar rajonit aziatik dhe pacifik rreth 40 miliardë dollarë, rikujtojnë agjencitë.