Telegrafi

BB, ndihmë bankave të shteteve në zhvillim

"E lutëm Korporatën ndërkombëate financiare të propozojë variante për ndihmë të rikapitalizimit të bankave në shtet në zhvillim të prekura nga kriza e likuidimin, duke kyçur edhe mundësinë për formimin e fondit të posaçëm", thuhet në kumtesën pas takimit me Komitetin për zhvillim të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Korportata ndërkombëtare financiare është insitucion në Grupin e Bankës Botërore, e përgjegjshme për operacione me sektorin privat.

Kryetari i Bankës botërore Robert Zelik bëri thirje që qeveritë e SHBA-së dhe Evropës të kenë kujdes në premtimet për përkrahjen e shteteve në zhvillim që arrihen qëllimet milenare të KB-së.

"Banka Botërore do t’i bashkojë përpjekjet me FMN-në edhe me institucionet tjera që t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset tona – financiare, analitike dhe konsultative, dhe t’u ndihmojmë shteteve në zhvillim për forcimin e ekonomive të tyre, ta zhvillojnë sistemin financiar, ta përmirësojnë zhvillimim dhe t’i mbrojnë më të goditurit nga pasojat e krizës së tanishme", deklaroi Zelik