Kryeministri Berisha u ndal në sektorët prioritarë që do të përbëjnë bazën e Dokumentit të Politikave për Zhvillim 2011-2014.
“Vazhdimi i reformës së Pronësisë së Tokës, mbështetja për Arsimin e lartë me synimin e rritjes së cilësisë së tij, rritja e performancës dhe menaxhimit në sektorin e ujit të pijshëm si edhe kullimit e vaditjes, zgjerimi dhe intensifikimi i reformës së inspektimit si edhe ndërmarrjen e disa iniciativave të rëndësishme në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe Informacionit, janë prioritete tona”, tha zoti Berisha.
Kryeministri gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së pushtetit vendor për përmirësimin e menaxhimit financiar dhe rritjen e nivelit të mbledhjes së taksave.
Zonja Armitage vlerësoi vëmendjen që qeveria i ka kushtuar zbatimit të këtyre reformave kyçe për vendin, të cilat do të mbështeten me financime të Bankës Botërore për kryerjen e investimeve të mëtejshme në këto fusha./Telegrafi/