Telegrafi

BB: Kujdes vendet e varfra!

Shtetet e zhvilluara kanë garantuar pjesë të konsiderueshme të borxheve bankare. Ndërkaq, shtetet në zhvillim e kanë të vështirë të hyjnë në tregje e të emetojnë bono thesari si garanci", tha Zelik duke shtuar se është e rëndësishme që vendet në zhvillim të kuptojnë se në një pikë të caktuar do jenë para nevojës së strategjive për tërheqjen e këtyre fondeve garanci ose së paku të jenë në gjendje t‘i mbajnë të disiplinuara.

"Nuk po them se diçka e tillë duhet bërë urgjentisht, por po vërej se në rast të kundërt shtetet në zhvillim do vuajnë pasojat".

Banka Botërore bëri me dije javën e shkuar se kriza financiare që ka përfshirë të gjithë tregjet e globit po peshon rëndë mbi ekonomitë në zhvillim. Parashikimet për rritjen ekonomike në këtë grup janë ulur në 4.5 për qind, ndërkohë që për një vit më parë rritja qe 6.3 për qind.

"Kjo krizë financiare është shndërruar në krizë ekonomike dhe vitin që vjen do të transformohet në krizë papunësie, do të kemi përpara një fazë jashtëzakonisht shumë të vështirë ", tha numri një i institucionit më të madh bankar në rang botëror.

Ai po ashtu ka deklaruar se rimëkëmbja mund të vështirësohej nëse shtetet do t‘i përqendronin përpjekjet brenda kufijve të vet, në kërkim të shpëtimit të ekonomive përkatëse e pa e vrarë shumë mendjen ç‘ndodh me të tjerët.

"Druaj se papunësia, veçanërisht e kombinuar me uljen e çmimeve, mund t‘i çojë shtetet drejt prirjeve proteksioniste”.