Telegrafi

BB: Kriza, varësi nga raportimi i bilancit

Vjenë, 5 dhjetor – Në këtë konferencë të organizuar nga Qendra e Bankës Botërore për Reformën e Raportimit Financiar mori pjesë edhe Ministria shqiptare e Financave. Duke pasur parasysh krizat aktuale financiare, plani i veprimit ka për qëllim të ndihmojë menjëherë secilën ekonomi që në mënyrë rrënjësore të përmirësojë rregullimin e raportimit financiar, si dhe në modernizimin e sistemeve arsimore profesionale dhe akademike në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

"Plani i veprimit për të cilin kanë rënë dakord ministrat do të ndihmojë secilën ekonomi për të tejkaluar sfidat e menjëhershme të krizave aktuale financiare, duke përmirësuar mjedisin për investime të brendshme dhe të jashtme, gjë shumë e rëndësishme kjo për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike", tha Philippe Le Hounarou, zv.president i BB-së për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.