Kreditë me probleme në vendin tonë gjatë vitit që shkoi shënuan nivelin 6.2%, derisa sipas të dhënave krahasuese të Bankës Botërore (BB), Shqipëria dhe Serbia janë vendet ku raporti i kredive me probleme është 20% dhe 20.9%, ndërkohë që rënia e këtij treguesi është shumë e ngadaltë në raport me pjesën tjetër të rajonit.
Sipas BB nivelin më të ulët e mban Kosova, me 6.2%. Ndërkohë që Shqipëria arriti disa rezultate pozitive në dy vitet e fundit, kryesisht falë pastrimit të portofoleve nga kreditë e klasifikuara prej vitesh si të humbura, por, ulja e kredive me probleme ngelet e ngadaltë.
Bankat ende kanë pakënaqësi me procesin ligjor të mbledhjes së borxheve, të cilin e vlerësojnë ende të ngadaltë dhe problematik.
Raporti i kredive me probleme në rajon
Serbi 20.9%
Shqipëri 20%
Bosnje 12.1%
Mali i Zi 10.2%
Maqedoni 7.2%
Kosovë 6.2%. /Telegrafi/