Telegrafi

BB-ja prezantoi sfidat e Memorandumit ekonomik për Kosovën

Përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë thënë se funksionimi i rendit dhe ligjit, vonesat në licencimin e kompanive, si dhe tregtia jo e drejtë janë disa nga rekomandimet e dhëna për t’u ndryshuar.

Nga ana tjetër zyrtarët vendorë kanë përmendur një varg masash që kanë marrë për lehtësimin e tregtisë në vend, që pritet së shpejti të miratohen.

Memorandumi ekonomik i vendit është i pari pas shpalljes së pavarësisë dhe objektiv themelore e MEV-it është që të identifikohen burimet kryesore të rritjes ekonomike në Kosovë në periudhën afatmesme, të përcaktohen pengesat kyçe për zhbllokimin epotencialit për rritje ekonomike, si dhe të parashtrohen rekomandimet për mënjanimin e këtyre pengesave.