Telegrafi

BB-ja i ndau Serbisë hua edhe 330 milionë dollarë

Siç lajmërojnë mediumet serbe, kjo informatë dje iu konfirmua delegacionit serb në Uashington, në takimin me drejtoreshën ekzekutive të BB-së Ngozi Okonjo-Iveala.

Ministri serb i Ekonomisë Mllagjan Dinkiq, i cili kryeson delegacionin serb në asamblenë pranverore të BB-së dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), deklaroi se BB-ja do ta rrisë huanë kontraktuar prej 600 milionë dollarëve për Serbinë.

Sipas Dinkiqit, Serbia nga BB-ja do të mund të marrë gjithsej 900 milionë dollarë. Prej kësaj shumë, pjesa më e madhe, 450 milionë, do të shërbejë si mbështetje për buxhetin shtetëror – 300 milionë në vitin 2009 dhe 150 milionë në vitin 2010.

Për ndërtimin e trafikut të Korridorit 10 në jug të Serbisë do të ndahen 388 milionë dollarë, ndërsa pjesa tjetër do të dedikohet për shëndetësinë dhe vetëqeverisjen lokale.