Telegrafi

BB-ja i jep Pakistanit kredi prej 702 milionë euro

Mbi një e katërta e vendit ndodhet nën ujë, 20 milionë njerëz janë të pastrehë. Të prekurit nga kjo katastrofë ankohen se qeveria po shpërndan ushqime vetëm kur mediet janë aty prezent.

Sipas vlerësimeve të organizatës humanitare ndërkombëtare Care, Pakistani ndodhet në prag të një krize urie. Deri 3,5 milionë fëmijë mund të vdesin nga hepatiti, tifoja dhe diarreja.

Ministri gjerman për Zhvillim Dirk Niebel bëri thirrje për ndihma dhe theksoi se bashkëpunimi me OKB-në dhe organizatat e tjera humanitare të jetë i sigurt që paratë të mos shkojnë në kanale të korruptuara. /agjencitë/telegrafi/