Telegrafi

BB: Interneti i shpejtë dhe i lirë do ta nxisë ekonominë

Kjo bëhet e ditur në raportin më të ri të Bankës Botërore (BB) për ndikimin e teknologjive informatike mbi rritjen ekonomike.

Sipas BB-së, interneti me qarkullim të shpejtë, bashkë me shërbimet e teknologjisë mobile, mundëson zhvillim të të gjitha niveleve në një shoqëri.

Rritja e numrit të kyçjeve në internet të shpejtë për çdo dhjetë pikë procentuale (10 për qind) i siguron një shteti rritje të bruto prodhimit vendor për 1,3 për qind, thuhet në analizën.

BB-ja u rekomandon vendeve në zhvillim që ta rrëmbejnë këtë mundësi, e cila praktikisht mbetet e pashfrytëzuar. /Makfaks/