Telegrafi

BB: Frenon shpresat për një rritje të shpejtë të ekonomisë

Situata në tregjet financiare mbetet e vështirë dhe kërkesa private vazhdon të jetë e dobët për shkak të papunësisë.

Kështu pasojat e krizës ekonomike dhe financiare do të ndihen edhe dhjetë vitet e ardhshme.

 

Këto pasoja do të rëndojnë më shumë mbi vendet në zhvillim megjithë fillimin e rimëkëmbjes.

Sipas parashikimit të Bankës Botërore rendimenti ekonomik në të gjithë botën këtë vit do të rritet me 2,7 për qind dhe vitin e ardhshëm me 3,2 për qind.

Gjatë vitit 2009 rendimenti i ekonomisë botërore ra me 2,2 për qind ndërsa tregtia me më shumë se14 për qind.