Telegrafi

BB e gatshme të mbështesë punësimin e qëndrueshëm

Për këtë qëllim, ka pohuar z. Manaj, Qeveria e Kosovës kohë më parë ka formuar grupin ndërministror të përbërë nga ministrat e Tregtisë dhe Industrisë, Ekonomisë dhe Financave, Arsimit, si dhe asaj të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ky grup së bashku me grupin teknik, që po ashtu është formuar nga përfaqësuesit e këtyre ministrive dhe në përkrahje nga ekspertë vendor dhe ndërkombëtar, do të punojmë në hartimin e një strategjie, përfshirëse, profesionale, e cila pastaj do të mundësojë përpilimin e një Plani të Veprimit, i cili do t’i identifikojë detyrat konkrete, bartës të këtyre detyrave dhe afate, që do të realizohen.

Në ndërkohë do të formohet edhe mekanizmi monitorues për të përcjell realizimin e këtyre detyrave të përfshira në Strategjinë dhe Planin e Veprimit, në mënyrë që ne të justifikojmë dhe të arrijmë deri te bartja e mjeteve.

"Banka Botërore ka gatishmërinë që të përkrahë për tri vite Qeverinë e Kosovës, vitin 2009, 2010 dhe 2011, me një shumë prej 60 milionë eurove", ka thënë Manaj duke shtuar se sot është organizuar një punëtori me qëllim të identifikimeve të orientimeve kryesore, që duhet ët analizohen, të shqyrtohen, në mënyrë që të vihet deri te planifikimi, respektivisht te Strategjia dhe Plani i Veprimit.

Përfaqësuesja e Banka Botërore, Anita Shvarc tha se së bashku me donatorë të tjerë kanë vendosur që në marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, të ndihmojnë në përpilimin e një strategjie për punësim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm.

"Kjo punëtori i kontribuon asaj që ne duhet ët bëjmë, atë që ka të bëjë me reformat dhe veprimet që duhet të merren për këtë qëllim", theksoi znj. Anita Shvarc.

Ajo tha se ky është një proces i gjatë dhe ne nuk i presim rezultatet menjëherë, por kjo realisht do ti kontribuojë zvogëlimit të papunësisë në Kosovë, thuhet mes tjerash në njoftimin e Zyrës për informim pranë kryeministrit. /rtk/