Site icon Telegrafi

BB dhe Banka Aziatike e Investimeve bashkëfinancojnë projektet

Banka Botërore dhe Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore (AIIB) nënshkruan marrëveshjen e parë për bashkëfinancim projektesh.

Sipas marrëveshjes, Banka Botërore do të hartojë dhe mbikqyrë projektet e bashkëfinancuara në fusha si prokurimi, mjedisi dhe mbrojtja sociale.

Këtë vit, AIIB-a pritet të miratojë një fond prej 1,2 miliard dollarë amerikanë për financim të projekteve të përbashkëta me Bankën Botërore.

Banka Botërore dhe AIIB-a po diskutojnë mbi bashkëfinancimin e dhjetra projekteve në transport dhe hidro-energjetikë në Azinë Qendrore,Jugore dhe Lindore. /Telegrafi/

Exit mobile version