Telegrafi

BB: 60% e shqiptarëve në krizë

Raporti i titulluar “Jeta ne tranzicion” (pas krizës), pasqyron një realitet krejt tjetër për efektet e krizës në ekonominë shqiptare. “Kriza ekonomike ka prekur shumicën e ekonomive familjare. Rreth 60 % e të anketuarve thonë, se ekonomitë e tyre janë prekur ndjeshëm, krahasuar me mesataren prej 50 % të rajonit. Kjo megjithë faktin se Shqipëria është nga të paktat vende që kanë ruajtur shifra pozitive të rritjes ekonomike gjatë krizës. Ka pak diferenca mes grup-moshave, ndërsa kategoria e personave me të ardhura më të mëdha është prekur më pak në krahasim me ata me të ardhura të ulëta”.

Dokumenti konstaton gjithashtu, se për herë të parë që nga viti 2006, të shqiptaret ka rënë në një mase të vogël, mbështetja për ekonominë e tregut, fakt që citohet edhe në një shkrim të agjencisë “Reuters”, referuar të njëjtit raport. /Telegrafi/