Site icon Telegrafi

Bazuar në Samsung Galaxy A71 dhe A51, mund të dihet edhe dukja që do ketë Galaxy S11

Samsung ka tregur dy modele të reja të smartfonëve, që janë Galaxy A71 dhe A51, të cilat kanë ngjashmëri të mëdha dhe janë mjaft atraktive.

Mirëpo, interesimi i të gjithëve është re Galaxy S11, ndërsa bazuar në këto modele, mund të dihet dukja që do ta ketë ky telefon i ri, transmeton Telegrafi.

Në dukje, që të dyja smartfonët janë shumë të ngjashme, me ekranin AMOLED, hapësirën e vogël për kamerën e përparme, si dhe korniza shumë të holla. Pjesa e pasme, ka një hapësirë mjaft të ngritur, ku ndodhen katër kamera, si dhe blici.

Ka mundësi, që të njëjtën dukje, ta ketë edhe Galaxy S11 që lansohet në fillim të vitit që vjen, por në pjesën e pasme të ketë pesë kamera dhe të ketë forma më të rrumbullakosura.

Derisa në Galaxy A71 dhe A51, është një sfond me një shtresë speciale, të njëjtën nuk pritet ta kemi edhe në Galaxy S11, kur të del në shitje.

Më i fuqishmi nga këta dy smartfonë është Galaxy A71, me ekran 6,7 inç që ofron rezolucion 2,400×1,080 pixel, procesori mebetet i paspecifikuar, ndërsa dihet se do të ketë 6/8GB RAM dhe 128 GB, ndërsa bateri me 4,500mAh.

Galaxy A51 është më i vogël me 6.5 inç dhe rezolucion të njëjtë, ndërsa nuk dihen specifikat e procesorit, bëhet e ditur se ka 4/6/8GB RAM, 64/128GB, si dhe bateri me 4,000 mAh.

Këta dy telefona janë lansuar deri më tani në Vietnam dhe kushton rreth 300 euro, ndërsa së shpejti pritet të lansohet edhe në tregje tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version