Site icon Telegrafi

Bazdnikin: Shpresojmë se dërgesat e reja të “Sputnik V” do të mbërrijnë shumë shpejtë

Ambasadori rus në Shkup, Sergej Bazdnikin sot pasdite kumtoi se pret në të ardhmen e afërt të mbërrijnë dërgesa të reja të vaksinës “Sputnik V” në vend.

Siç theksoi ai, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pala ruse në mënyrë të rreptë i respekton obligimet e veta dhe planifikon të sigurojë dërgesën e vaksinave në afatin e përcaktuar me marrëveshjen.

“Orari i dërgesës nuk është paraparë me marrëveshjen dhe formohet varësisht mundësive prodhuese të palës ruse. Megjithatë, Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësinë e Fondit rus për investime të drejtpërdrejta rreth dërgesave të vaksinave. Shpresojmë se në të ardhmen e afërt do të mbërrijnë dërgesa të reja të “Sputnik V”, theksoi ambasadori pas arritjes së aeroplanit në vendosjen e linjës së re ajrore Moskë – Shkup.

Bazdnikin potencoi se Ambasada nuk është e njëjta sikurse edhe Fondi rus për investime të drejtpërdrejta për çka, për përgjigje konkrete kur të mbërrijnë dërgesat e reja, gazetarët çështjen t’ia drejtojnë Fondit.

“Unë ju thashë aq sa di dhe aq sa mundem. Por jam i sigurt se të gjitha obligimet do të plotësohen”, nënvizoi ambasadori rus në vend.

Ai rikujtoi se Federata ruse planifikon në vend t’i dërgojë 200 mijë doza “Sputnik V”.

Exit mobile version