Site icon Telegrafi

Bazdnikin: Gjatë këtij mandati qëllimi im do të jetë përmirësimi i bashkëpunimit në mes Rusisë dhe Maqedonisë

Kryetrari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhafei, sot realizoi takim me ambasadori e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Federatës Ruse, Sergei Bazdnikin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Xhaferi, njoftojnë nga zyra e shtypit, i ka dëshiruar mirëseardhje ambasadorit të sapoemëruar Bazdnikin dhe suksese në gjatë kryerjes së punës në këtë funksion me përgjegjësi.

Ambasadori Sergei Bazdinkin, thuhen në deklaratë, theksoi se gjatë mandatit qëllimi i tij do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve në bashkëpunimin në me Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë në fusha të ndryshme me interes të përbashkët dhe tregoi në nevojë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar në mes të dyja vendeve./Telegrafi/

Exit mobile version