Site icon Telegrafi

Baza ushtarake e Putinit, në zemër të Evropës (Foto)

Presidenti rus Vladimir Putin është duke zhvilluar edhe më tej repartin ushtarak në enklavën e fshehtë evropiane të Kalingradit, duke ndërtuar një bazë të re raketash dhe duke projektuar “lojëra” të luftës.

Ekspertët mendojnë se pikërisht nga kjo bazë, pranë kufijve të vendeve të BE-së dhe NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë, mundet që të krijohet edhe konflikti për një Luftë të Tretë të mundshme botërore.

Ky shesh në Kalingrad, i ndarë nga Rusia dhe ekonomikisht i pazhvilluar është aktualisht territori më i militarizuar në Evropë. Ky është territori më i afërt rus me qytetet dhe shtetet perëndimore dhe se pikërisht këtu Putini tenton të tregojë fuqinë e tij në pikëpamjen ushtarake, transmeton shekulli.

“Mail Online” shkruan se në këtë bazë janë dislokuar pajisje me bombardues, raketa dhe aeroplanë luftarakë.

 

 

Exit mobile version