Në episodin e dytë të sezonit të tretë të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar drejtoreshën e një shkolle profesionale dhe një nxënëse të shkëlqyeshme.
Rama tha se duhet kthyer vëmendja nga arsimi profesional, pasi është baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.
Ai shtoi se nxënësit e arsimit profesional sot kanë mundësinë të punësohen më lehtë në treg.
“Arsimi profesional është baza e suksesit të Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë. Ndërkohë, është zonë jo shumë e pëlqyer, e paragjykuar nga shumë prindër që mendojnë se ndodh një lloj kategorizimi më i ulët vetvetiu në krahasim me nxënësit që shkojnë në arsimin e përgjithshëm.
Gjë që lidhet dhe nuk i vendosim faj sepse arsimi profesional nuk ishte i gatshëm të bindte njerëzit. Sot për shkak të masave që janë marrë, ka më shumë informacione, nxënësit e arsimit profesional punësohen më lehtë, është gjynah që të mos ketë më shumë shtysë drejt arsimit profesional”, u shpreh Rama. /Tch/