Site icon Telegrafi

Baza ajrore amerikane në Tennessee mbyllet pas të shtënave me armë zjarri

Një bazë ajrore amerikane në Tennessee u mbyll të mërkurën pas të shtënave me armë zjarri në këtë bazë. 

Policia thuhet se po i përgjigjet kësaj situate në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore McGhee Tyson, transmeton Telegrafi.

Nënkoloneli, Travers Hurst tha se në bazë që është raportuar për t֝ë shtëna me armë por deri më tani nuk ka raportime për lëndime.

Baza është shtëpia e Brigadës 134 e Air Refueling Wing.

Garda Kombëtare e Tennessee ka shkruar në Twitter pak para mesditës së orës lokale: Nuk ka raportime për lëndime. Situata po zhvillohet dhe më shumë informacion do të lëshohen kur ato bëhen të disponueshme.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë trupat amerikane duke bllokuar hyrjen në bazë.

Aeroporti McGhee Tyson nuk mendohet se është prekur nga bllokimi. /Telegrafi/

Exit mobile version