Site icon Telegrafi

Bayli: Tërheqja e publikut kërkon kreativitet dhe plan strategjik

Me patjetër duhet të kërkoni mënyrë për përvetësimin e publikut, të keni aftësi sipërmarrëse, të mendoni në mënyrën strategjike dhe të planifikuar dhe të keni bazë të menaxhimit financiar në mënyrë që të përmbushni atë në kushtet e sotme, sepse kultura është fushë e garës dhe konkurrencës, porosit Jeiss Bayli, në hapjen e simpoziumit për menaxhim të artit, përcjell Telegrafi Maqedoni.,

Ngajrja mbahet sot dhe nesër në Shkup, nën organizimin e Ambasadës së SHBA në Maqedoni, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe “Lokomotiva” Qendra për iniciativa në artë dhe kulturë në Shkup.

Baily theksoi se Maqedonia ka shumë gjëra çka mund t’i ofrojë në hapësirën kulturore, të cilat nuk janë hulumtuar fare. Ndonjëherë përfitimi është fituar edhe nga një shenjë e vendosur në rrugët lokale, duke aluduar në shembullin me Kokino, ku vitin e kaluar u vendosën drejtime dhe shenja për lëvizjen e vizitorëve.

Ai gjithashtu theksoi se njëra nga fuqitë e SHBA-së është ajo se nuk ka ministri të kulturës por ka shumë organizata të lidhura me artin dhe kulturën, agjenci shtetërore të cilat kanë rol të veçanta në realizimin e kulturës. /Telegrafi/

Exit mobile version