Sulmuesi francez, Kingsley Coman ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij.
Anësori është i huazuar nga Juventus te Bayern Munich me mundësi blerje.
Por ka qenë kreu i bavarezëve, Karl Heinz Rummenigge që ka bërë të qartë se francezi do të blihet përfundimisht nga Bayerni.
Rummenigge ka thënë se Bayerni do ta blejë lojtarin nga Juventusi me 30 prill ashtu siç është në kontratë.
“Ne do të vendosim për Coman më datën 30 prill ashtu siç është në kontratë mes dy klubeve”.
“Jam i bindur që Coman do të vazhdoi të mbetet te Bayern Munich, pasi është një futbollist ideal për të ardhmen”, deklaroi Rummenigge.
Coman është në vitin e tij të dytë si huazim nga Juventusi në Munich, ndërsa tani duket se gjiganti gjerman është bindur për ta blerë përfundimisht atë. /Telegrafi/