Telegrafi

Bayerni vazhdon i qetë në krye me një triumf bindës ndaj Werderit (Video)

(Foto: Twitter/FC Bayern Munchen)

Bayern Munichu është kthyer nga disavantazhi prej një goli për ta mposhtur Werder Bremenin me rezultat 4-2 në Allianz Arena.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Jerome Gondorf, i cili u asistua nga Max Kruse (25′).

Mirëpo, para se të shkonin në pushim, bavarezët e barazuan rezultatin me golin e Thomas Muller (41′). Asistues ishte Jerome Boateng dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Skuadra nikoqire ia doli ta kthente rezultatin në favorin e tyre në gjysmën e dytë të ndeshjes. Robert Lewandowski realizoi (63′) pas një topi të dhuruar nga James Rodriguez.

Mirëpo, mysafirët reaguan sërish për ta barazuar rezultatin me autogolin e Niklas Sule (74′).

Reagimi i Lewandowskit ishte i shpejtë për ta shënuar golin e dytë personal (76′) dhe për ta kthyer sërish epërsinë e ekipit nikoqir.

Golin e dytë personal në këtë ndeshje e shënoi edhe Muller pas asistimit nga James (84′).

(Foto: Twitter/FC Bayern Munchen)

Bayern Munichu vazhdon kryesimin në Bundesliga me 47 pikë të arkëtuara nga 15 fitore, dy barazime dhe dy humbje. Tri ekipet pasuese në pozitat dy, tre dhe katër nga 31 pikë.

(Foto: Twitter/FC Bayern Munchen)

Hoffenheimi do të jetë kundërshtari i radhës për bavarezët në xhiron e 20-të. /Telegrafi/