Bayern Munich ka fituar në udhëtim te Kolni me rezultat 1-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Bundesligas.
Skuadra e Juppe Heynckes është shpallur matematikisht kampion i Gjermanisë para disa javëve, por kanë vazhduar me fitore edhe ndaj Kolnit.
We have KICK-OFF for the penultimate time this #Bundesliga season!
Let’s go, boys! 📣🔴⚪️ #KOEFCB 0-0 pic.twitter.com/DwgpXUHSJ2
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 5, 2018
Pjesa e parë e takimit ishte pak a shumë e barabartë, me të dyja skuadrat që provuan të gjejnë golin, por atë e gjetën vetëm mysafirët.
Ishte vet mbrojtësi i Bayernit, Niklas Sule, i cili në minutën e 30-të shënoi në golin e tij duke bërë që skuadra e tij të shkoj në pushim me disavantazh.
The second half gets underway! (46') #KOEFCB 1-0 pic.twitter.com/bOBJScyhkN
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 5, 2018
Në pjesën e dytë, Bayerni u kthye duke dominuar ndeshjen dhe shënuar tri gola për të siguruar fitoren e radhës në Bundesliga.
Ishte James Rodriguez (59′), i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Mullerit, ndërsa dy minuta më vonë gjermani asistoi edhe për Robert Lewndowskin që shënoi për 1-2.
JAMES EQUALISES! #KOEFCB 1-1 pic.twitter.com/baGKA0gfzd
— FC Bayern Munich (@FCBayernEN) May 5, 2018
Listës së shënuesve iu shtua edhe Corentin Tolisso, i cili në minutën e 78-të shënoi pas asistimit të Rodriguez duke vendosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes 1-3.
Pas kësaj fitore, Bayerni ka 84 pikë në vendin e parë, ndërsa Kolni në të fundit me 22 pikë. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Bavarezët luajnë në shtëpi ndaj Sttutgartit, ndërsa Kolni udhëton te Wolfsburgu. /Telegrafi/