Bayern Munichu i prin garës për shërbimet e Nicolas Pepe, bën të ditur Foot Mercato.
Anësori i Lille ka joshur interesimin e disa prej klubeve kryesore evropiane, duke përfshirë Real Madridin dhe Arsenalin.
Megjithatë, klubi gjerman është më i interesuari dhe thuhet se ka pasur takime me përfaqësuesit e futbollistit në Paris.
Lojtari që e përfaqëson Bregun e Fildishtë është opsion i Bayernit për të zënë vendin e Franck Ribery apo Arjen Robben, të cilët duhet të zëvendësohen për shkak të moshës së tyre.
Edhe Gareth Bale është një prej emrave, për të cilët interesohet kampioni i Gjermanisë për të njëjtat pozita. /Telegrafi/