Site icon Telegrafi

Bayerni triumfon ndaj Wolfsburgut për të rimarrë kreun

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Bayern Munichu ka fituar me lehtësi në udhëtim te Wolfsburgu (4-2) në ndeshjen e javës së 19-të në Bundesliga.

Në sfidën e zhvilluar në Volkswagen Arena, rezultati u zhbllokua në minutën e nëntë të takimit nga Kingsley Coman, i cili u asistua nga Alphonso Davies.

Coman e realizoi edhe golin e dytë të mysafirëve (14’), ndërsa kësaj radhe asistoi Joao Cancelo.

Në vijim shënoi Thomas Muller për bavarezët (19’), ndërsa një gol për vendasit e shënoi Jakub Kaminski (44’).

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Në minutën e 54, vizitorët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Joshua Kimmich u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, ata e shënuan edhe golin e katërt përmes Jamal Musiala (73’), derisa një tjetër gol për ekipin vendas e realizoi Mattias Svanberg (81’).

Pas kësaj fitoreje, Bayern Munichu qëndron në kuotën e 40 pikëve, një më shumë se përcjellësi i parë, Union Berlin. Wolfsburgu është i shtati në renditjen tabelare me 29 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/

Exit mobile version