Gjiganti gjerman, Bayern Munich është e gatshme ta thyej një rekord tjetër në Bundesliga.
Bayern synon transferimin e yllit francez, Antoine Griezmann duke thyer rekordin e transferimit më të shtrenjtë në Bundesliga.
Trajneri italian Carlo Ancelotti ka simpati të madhe për sulmuesin francez dhe ka kërkuar transferimin e tij.
Sipas medieve gjermane më saktësisht Bild Sport, Bayern është e gatshme të ofrojë 100 milionë euro për transferimin e francezit.
Griezmann ditë më parë u ballafaqua me Bayernin në Ligën e Kampionëve dhe foli me admirim të madh për klubin gjerman.
Bavarezët synojnë që transferimin e Griezmannit ta bëjnë gjatë afatit kalimtar të verës.
Dyshja veterane, Arjen Robben dhe Franck Ribery priten të largohet nga ‘Allianz Arena’, për t’i bërë vend ish-anëtarit të Real Sociedad. /Telegrafi/