Bayern Munich duket se ka hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të Espanyolit, Marc Roca.
Skuadra gjermane thuhej se e dëshiron me ngulm transferimin e mesfushorit, mirëpo tani Bild bën të ditur se kampioni i Bundesligës.
Gazeta gjermane kishte raportuar se nga shitja e Renato Sanchesit te Lille, do të financohej transferimi i Rocas, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Mesfushori ka një klauzolë 40 milionë euro, e që kjo ka bërë që Bavarezët të largohen nga gara për transferimin e lojtarit.
Mirëpo, Espanyoli është ende në presion që ta mbajë Rocan në skuadër, pasi në garë për të është edhe Real Madridi.
Los Blancos mund të ofrojnë 35 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, përfshirë këtu pesë milionë euro bonuse, varësisht nga forma që tregon. /Telegrafi/