Telegrafi

Bayerni synon transferimin e talentit Antonyt nëse largohet Coman

Kingsley Coman mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Bayern Munich.

Sulmuesi francez nuk ka gjetur marrëveshje ende me drejtuesit e kampionëve të shumëfishtë gjerman për vazhdimin e kontratës.

E duke parë vështirësitë për të nënshkruar një kontratë të re me francezin, Bayerni ka vendosur ta shes sulmuesin anësorë.

Liverpool, Chelsea, Manchester United dhe Arsenal janë skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Mediat gjermane kanë raportuar se Bayerni tanimë ka gjetur zëvendësuesin e Coman nëse ky i fundit largohet.

Fjala është për sulmuesin e talentuar brazilian, Antony i cili ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Evropë me Ajaxin.

Në 46 ndeshje zyrtare, sulmuesi i talentuar ka shënuar 10 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë me fanellën e Ajaxit.

Për të arritur deri te lojtari, Bayerni është gati të shpenzojë rreth 30 milionë euro, shumë për të cilën edhe Ajaxi është gati ta lë të largohet yllin e ri. /Telegrafi/