Telegrafi

Bayerni, stërvitje në Mainz

 Ishte një pasdite e freskët në Mainz, ku në fushë të lojës nuk ishte sensacioni shqiptar, Xherdan Shaqiri, për shkak të lëndimit.

Kjo nuk ndikoi që Bayerni të fitonte. Sidoqoftë, bavarezët kishin vështirësi të thyenin mbrojtjen vendase deri në minutën e 41-të, kur Thomas Muller kaloi në epërsi mysafirët për 1-0.

Në pjesën e dytë u lehtësuan gjërat pasi vendasit u hapën shumë dhe filluan të sulmojnë. Këtë më së miri e shfrytëzoi Mario Mandzukic, i cili shënoi dy herë (50’ dhe 57’) për 3-0 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Bayerni ka 51 pikë pas 20 javësh, 14 pikë më shumë se sa vendi i dytë Bayer Leverkuseni që të dielën pasdite takohet me Dortmundin. /Telegrafi/