Site icon Telegrafi

Bayerni sot do ta kompletoj transferimin e Trevoh Chalobah

Bayern Munich është duke përshpejtuar për të nënshkruar me mbrojtësin anglez Trevoh Chalobah.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë kishte shprehur interesim prej disa ditësh, por ende pa arritur marrëveshje me Chelsean për anglezin.

Tani kur kanë mbetur edhe disa ditë deri në fund të afatit kalimtar, bavarezët po përshpejtojnë për të siguruar shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Mbyllet afati kalimtar veror në ligat kryesore - transferimet që ndodhën me 1 shtator

Sky Sport ka raportuar se dita e sotme (e marte) pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Chalobah.

Chelsea ka refuzuar huazimin e tij pasi dëshiron shitjen dhe Bayerni tani do të ofrojë një shumë për të blerë përfundimisht qendërmbrojtësin anglez.

Lexo po ashtu Starti perfekt i Harry Kane te Bayerni, vetëm dy futbollistë kishin bërë kaq mirë sa anglezi te bavarezët

Nga ana tjetër sapo të pranohet oferta e Bayernit nga Chelsea për Chalobah, atëherë gjermanët do t’i japin dritën e gjelbër mbrojtësit të tyre Benjamin Pavard të udhëtojë drejt Milanos për të nënshkruar me Interin. /Telegrafi/

Exit mobile version