Telegrafi

Bayerni shpreh interesim për transferimin e Eriksen

Christian Eriksen është një futbollist i lirë pas largimit nga Interi gjatë janarit.

Mesfushori danez ka shkëputur kontratën me Interin, pasi atij nuk i lejohet të luaj në Serie A për shkak të problemeve me zemër.

Shumë oferta kanë mbërritur në drejtim të danezit nga klube të ndryshme, përfshirë Danimarkën, Belgjikën, Anglinë e Holandën.

Por një lajm i fundit që vije nga Danimarka është se interesim për lojtarin ka shprehur edhe gjiganti gjerman Bayern Munich.

Bavarezët e donin edhe më parë danezin, derisa tani kanë kërkuar informacione nga agjenti i lojtarit për gjendjen e Eriksen.

Për momentin është vetëm një interesim i thjeshtë nga Bavarezët, por shumë lehtë Eriksen mund të transferohet në Allianz Arena. /Telegrafi/