Bayern Munichu e ka mbyllur me epërsi ndaj Interit pjesën e parë të ndeshjes së vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Vetëm një gol u realizua në fraksionin e parë të sfidës në Giuseppe Meazza, ndërsa realizues ishin mysafirët.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të të takimit me golin e Leroy Sane, i cili e priti në mënyrë të mrekullueshme një asistim fantastik nga Joshua Kimmich, e kaloi portierin dhe shënoi.
Bavarezët vazhduan të bënin më shumë presion kundrejt portës vendase, mirëpo në 45 minutat e para nuk pati gola të tjerë.
Rikujtojmë se Interi dhe Bayerni janë pjesë e ‘grupit të vdekjes’ – Grupit C, ashtu që secili rezultat është shumë i rëndësishëm për fatin e grupit. /Telegrafi/
Quel but de Leroy Sané (25’) pour donner l’avantage au bavarois
Inter [ 0 – 1 ] Bayern pic.twitter.com/9vND80oIRh
— Pierre Pronos (@pronos_pierre) September 7, 2022