Bayern Munchu e ka mposhtur Schalken në kuadër të javës së 18-të në Bundesliga me rezultat 4-0.
Pas më shumë se gjysmë orë lojë, Bavarezët shënuan golin e parë, për të krijuar një komoditet më të mirë.
Ishte minuta e 33-të kur Thomas Muller pranoi një asistim nga Joshua Kimmich për të shënuar për 1-0.
🔴 #S04FCB 0-1 (41') 🔴 pic.twitter.com/2KNqlEyHnX
— FC Bayern München (@FCBayern) January 24, 2021
Në 45 minutat e dytë, kampioni në fuqi i Bundesligës ishte edhe më kërkues, duke reailzuar edhe tre gola të tjetër.
Në minutën e 54-të, Robert Lewandowski shënoi një gol të bukur, por me një tjetër asistim nga Kimmich.
T⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽⚽R@lewy_official #S04FCB pic.twitter.com/fsMYl64cMI
— FC Bayern München (@FCBayern) January 24, 2021
Muller (88’) arriti të realizonte edhe golin e tij të dytë personal, me Kimmichin që realizoi po ashtu het-trik asistimesh.
Doppelpack! Drei zu Null! 👊 @esmuellert_ pic.twitter.com/m65TbwH9Pk
— FC Bayern München (@FCBayern) January 24, 2021
Në listën e realizatorëve u fut erdhe David Alaba që shënoi në minutën 90-të për 4-0.
Pas javës së 18-të, Bayerni është lider me 42 pikë, derisa në xhiron e 19-të do të ketë punë me Hoffenheim. /Telegrafi/