Bayern Munich ka fituar ndaj Hamburgut me rezultat të thellë 56-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Bundesligas.
Skuadra e Jupp Heynckes ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin gjerman, duke mos lejuar asnjë befasi as ndaj Hamburgut, të cilët i dominoi për 90 minuta.
Serinë e golave për Bavarezët e hapi francezi Franck Ribery, i cili shënoi në minutën e tetë për 1-0.
Pas Riberyt radha erdhi për sulmuesin polak, Robert Lewandowski, që dyfishoi epërsinë në minutën 12-të, ndërsa në minutën e 19-të shënoi për 3-0 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi komode.
Edhe në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi me dominim, ndërsa pas vetëm 10 minutave lojë në këtë pjesë ishte Arjen Robben, i cili shënoi për 4-0.
Luhej minuta e 81-të e takimit kur Ribery shënoi golin e dytë personal dhe të epërsinë 5-0 për Bavarezët.
Në minutën e 86-të Lewandowski pati mundësi ta thelloj edhe më shumë epërsinë, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e fundit e përmirësoj gabimin duke shënuar për rezultatin përfundimtar 6-0.
Pas kësaj fitore, Bayerni vazhdon kryesimin e kampionatit me 66 pikë, ndërsa Hamburgu renditet në vendin e 17-të me 18 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Bavarezët do të udhëtojnë drejt RB Leipzigut, ndërsa Hamburgu e pret në shtëpi Hertha Berlinin. /Telegrafi/