Site icon Telegrafi

Bayerni shkatërron Hamburgun e Mërgim Mavrajt (Video)

Bayern Munichu ka fituar ndaj Hamburgut me rezultat 8-0 në Bundesliga.

Pas barazimit ndaj Hertha Berlinit, bavarezët u rikthyen në mënyrën më të mirë të mundshme.

Goli i parë erdhi nga Arturo Vidal në minutën 17-të pas asistimit të Thomas Muller, në minutën e 24 Mërgim Mavraj ndërhyri keq në zonën e rreptësisë dhe kështu i dha rastin Robert Lewandowskit të shënojë nga pika e bardhë.

Në minutën e 42-të shënoi edhe një herë sulmuesi polak dhe me rezultat 3-0 përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi me dy gola të shpejtë nga Lewandowski (54’) dhe David Alaba (56’).

Në minutën e 60-të u fut në lojë Kingsley Coman, i cili shënoi dy gola të shpejt në minutat 65’ dhe 69’.

Për rezultatin përfundimtar 8-0 shënoi Arjen Robben në minutën e 87-të.

Bayerni vazhdon në pozitën e parë me 53 pikë, kurse Hamburgu vazhdon në vendin e 16-të me 20 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Bayernit është ndaj Kolnit. /Telegrafi/

Exit mobile version