Bayern Munichu ka shfrytëzuar gabimin e Dortmundit duke u afruar në tabelë pas fitores së vështirë ndaj Leipzigut me rezultat minimal 1-0.
Bavarezët ishin më të mirë në këtë takim qysh nga fillimi i takimit.
Së pari ishte Lewandowski ai që kishte rastin më të mirë, por portieri mysafir arriti të ndalë rastin e sigurt për gol.
Në pjesën e dytë vendasit vazhduan me dominimi, kur së pari Muller e më pas edhe Sule patën raste shumë të mira, por pa konkretizim.
Kur të gjithë menduan se sfida po përfundon me barazim, aty u shfaq Franck Ribery, i cili shënoi për 1-0 dhe gëzimi ne tifozëve vendas.
Nga një top i kthyer ai përfitoi duke shënuar për 1-0 dhe fitoren e madhe të vendasve që vuajtën në këtë takim.
Bayern Munichu me këtë fitore afrohet në gjashtë pikë me Dortmundin, që mban vendin e parë në tabelë.
/Telegrafi/