Telegrafi

Bayerni shënon fitore në udhëtim te Benfica

Bayern Munichu e ka filluar mbarë këtë edicion në Ligën e Kampionëve me një fitore prej 2-0 ndaj Benficas në Estadio da Luz.

Dominimi i Bayernit u vërejt qysh në minutat e para kur bavarezët kishin dominim të madh në sfidë.

Pas 10 minutash lojë ishte Lewandowëski ai që shfrytëzoi një asistim të Alabas për të shënuar për 1-0.

Deri në fund të pjesës së parë Bayerni pati edhe shumë raste, por nuk ja doli që të shënonte.

Në fillim të pjesës së dytë Renato Sanchez vazhdoi me shënim duke realizuar për 2-0.

Deri në fund Bayerni dominoi fuqishëm sfidën, por nuk ja doli që të shënonte gol e as Benfica nuk u kthye në sfidë.

Bayern Munichu ka lidershipin në Grupin E me tri pikë, po aq sa ka edhe Ajaxi që mposhti AEK-un e Athinës në shtëpi.

/Telegrafi/