Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich është duke tentuar transferimin e një sulmuesi.
Sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe është vënë në listën e dëshirave të Carlo Ancelottit.
Talenti i madh i Monacos, ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar shtatë asistime.
18-vjeçari ka rritur ndjeshëm vlerën e tij dhe tani kushton rreth 20 milionë euro.
Në garë për të mbetet edhe Borussia Dortmund që e sheh si zëvendësim të Pierrre Emerick Aubameyang.
Mbetet të shihet se cili gjigant gjerman do ta bind Mbappen, Bayern apo Dortmund. /Telegrafi/