Bayern Munichu e ka zgjatur rekordin e fitoreve në Allianz Arena në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët fituan me rezultat 4-1 kundër PSV Eindhovenit duke dalë në njëfarë mënyrë nga kriza e rezultateve, pasi i kishin kaluar tri ndeshje pa fitore.
Por, ky triumf paraqet edhe një rekord fitoresh në terren vendas për klubin gjerman, pas ishte fitorja e 14-të radhazi në shtëpi.
Ndryshe, Bayern Munichu ka realizuar dy fitore dhe një humbje në tri xhirot e para në Grupin D dhe ka gjashtë pikë.
Lider i grupit është Atletico Madridi që të tria ndeshjet e para grupore i ka fitore. /Telegrafi/