Jerome Boateng duket se nuk do të largohet nga Bayern Munichu.
Mbrojtësi gjerman ishte ndër emrat më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.
Manchester United e kërkoi me këmbëngulje, por në fund nuk është arritur asnjë marrëveshje mes klubeve.
Pritej largimi i gjermanit në drejtim të kryeqytetit francez, Paris, ku PSG po tenton transferimin e tij.
Por e përditshmja gjermane Sport Bild, ka raportuar se gjatë ditës së sotme Bayerni ka refuzuar një ofertë nga PSG.
Kampionët e Francës kanë ofruar 40 milionë euro për transferimin e Boatengut, por kjo ofertë është hedhur poshtë nga krerët e klubit bavarez.
29-vjeçari shihet si një lojtar i rëndësishëm nga trajneri Kovac që ka shprehur dëshirën ta ketë në skuadër.
Kujtojmë se ish-anëtari i Hertha Berlinit, Hamburgut dhe Manchester Cityt ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/