Mbrojtësi i Bayern Munich, Mats Hummels, ka thënë se klubi i tij aktual e ka pyetur për trajnerin Jurgen Klopp.
Klopp tani menaxher te Liverpool, ka qenë i lidhur me një kalim te Bayern pas largimit të Carlo Ancelottit.
Hummels ka qenë lojtar i Klopp te Borussia Dortmund, ku kishin shumë suksese.
“Bayerni më ka pyetur për diçka dhe unë dhashë opinionin tim”.
“Por nuk e di se a është Klopp kandidati më i mirë për këtë punë, ose nëse ka në listë edhe një apo dy të tjerë. Nuk e kam idenë”.
“Sikurse të tjetër, jam kurioz dhje i lexoj gazetat. Të shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Hummels.
Sipas gjermanes Bild drejtimin e klubit bavarez do ta marr Jupp Heynckes.
Bayern Munich pritet që brenda këtyre ditëve ta emëroj trajnerin e ri, ku në listë ishin edhe Tomas Tuchel dhe Luis Enrique. /Telegrafi/