Site icon Telegrafi

Bayerni po kërkon transferimin e Neuhaus gjatë janarit

Bayern Munich është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e mesfushorit Florian Neuhaus.

Mesfushori gjerman ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me Borussia Moenchegladbach dhe është bërë prioritet i bavarezëve.

23-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 24 ndeshje ku ka shënuar pesë gola e ka bërë katër asistime.

Mediat gjermane kanë raportuar se bavarezët janë duke tentuar transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë dhe Evropës është gati të shpenzojë deri në 50 milionë euro për gjermanin.

Reprezentuesi gjerman po shihet nga trajneri Flick si zëvendësuesi adekuat i Thiago Alcantaras i cili ishte larguar në verë nga Bayerni dhe po ndihet shumë mungesa e tij.

Kjo ka bërë Bayernin që të shpejtojë për të nënshkruar me gjermanin e talentuar, pasi në garë për të janë edhe Arsenal e Real Madrid. /Telegrafi/

Exit mobile version