Telegrafi

Bayerni po kërkon huazimin e Kepas nga Chelsea

Bayern Munich është në kërkim të një portieri pas largimit të Yann Sommer në drejtim të Interit.

Portieri i parë i bavarezëve, kapiteni Manuel Neuer nuk pritet të rikthehet në fushën e blertë edhe për disa javë dhe Bayern po kërkon një portier tjetër.

Kepa Arrizabalaga është emri i ri në listën e dëshirave të Bayern Munich, me portierin spanjoll që është i gatshëm të largohet nga Chelsea.

Lexo po ashtu Chelsea ofron dy lojtarë dhe para për Osimhen

Londinezët kanë nënshkruar me Robert Sanchez dhe Kepa nuk e ka të sigurt vendin e titullarit te Chelsea.

Thomas Tuchel e pëlqen shumë spanjollin dhe ka punuar me të në Stamford Bridges, derisa ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Lexo po ashtu Tuchel pranon se Bayerni ka në plan nënshkrimin e një qendërsulmuesi

Bavarezët janë futur në bisedime me Chelsean për të marrë Kepan, derisa kërkojnë huazimin e tij me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Vet portieri është i gatshëm për një lëvizje drejt Munichut dhe kjo javë është vendimtare për të ardhmen e tij. /Telegrafi/