Nicolas Pepe është befasia e këtij edicioni në Ligue 1.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka shkëlqyer me fanellën e Lille në kampionatin francez duke shënuar 16 gola e duke dhuruar 10 asistime.
Falë këtyre statistikave dhe ndeshjeve të mira, Pepe është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Mediat gjermane dhe ato franceze kanë raportuar se së fundmi ka qenë gjiganti gjerman Bayern Munich që ka dërguar agjentë për ta parë nga afër futbollistin.
Bayerni po e sheh 23-vjeçarin si zëvendësuesin adekuat për francezin Franck Ribery që do të largohet në fund të sezonit.
Agjentët e Bayernit kanë qenë të pranishëm në ndeshjen Lille – Nice 4-0, ku në atë takim Pepe shënoi golin e dytë.
Lille është gati ta lë të lirë në fund të sezonit yllin e tyre, por po kërkon rreth 60 milionë funte.
Bayerni është gati ta shpenzojë këtë shumë, pasi përveç Pepes janë të interesuar edhe për transferimin e Callum – Hudson Odoi.
Gjithsesi për ta transferuar Pepen, Bayerni duhet ta mposht konkurrencën e Arsenalit dhe Manchester Unitedit. /Telegrafi/