Bayern Munichu është duke vazhduar me planet për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Sipas Daily Mail, Max Aarons është futbollisti i radhës, të cilin duan ta angazhojnë bavarezët.
Mbrojtësi i krahut të djathtë aktualisht luan te skuadra e Norwich Cityt që bën gara në ligën e dytë angleze, Championship.
Ai kërkohet edhe nga skuadra tjera, si Manchester United, ndërsa më herët është kërkuar edhe nga Barcelona, që mund t’i konkurrojnë klubit gjerman për shërbimet e tij.
Së fundmi, Bayerni i ka siguruar shërbimet e Dayot Upamecano, i cili u bashkohet bavarezëve nga RB Leipzigu. /Telegrafi/