Telegrafi

Bayerni përcjell situatën e Berbatov

Berbatov raportohet se mund të largohet nga Old Trafford gjatë kësaj vere pas disa sezoneve të dështuara, dhe Daily Star shkruan se Bayerni është i interesuar të transferojë sulmuesin bullgar.

Bayerni raportohet se ka bërë gati 14 milionë funte për ish-sulmuesin e Tottenhamit, ndërsa në mesin e të interesuarve për të marrë shërbimet e tij thuhet se është edhe Milani. /Telegrafi/